“Dje Ergysi, sot Ron Yeffet”, Tabaku: Ndryshojnë emrat, por sistemi i Ramës mbetet
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar atë që e cilëson si një mekanizëm të ri të sistemit të ngritur nga kryeministri Edi Rama për administrimin e tenderëve, pronave dhe aseteve publike në favor të një pakice të privilegjuar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se emrat dhe sektorët ndryshojnë, por mënyra e funksionimit mbetet e njëjtë. Sipas saj, dje këtë rol e luante Ergys Agasi, ndërsa sot po shfaqet biznesmeni izraelit Ron Yeffet. “Dje ishte Ergysi, sot është Roni dhe nesër do të jetë dikush tjetër”, shprehet Tabaku, duke theksuar se Shqipëria po trajtohet gjithnjë e më shumë si një “shtet privat”, ku vendimet për tenderët dhe pasuritë publike merren jashtë institucioneve. Deputetja demokrate ngre shqetësimin se mekanizmi që, sipas saj,...
Burimi:
gijotina.com