‘Djali kishte dhimbje barku, u zverdh’! Helmimi në kopshtin e Korçës, prindi rrëfen orët e ankthit: Të vjellat u bënë të shpeshta

‘Djali kishte dhimbje barku, u zverdh’! Helmimi në kopshtin e Korçës, prindi rrëfen orët e ankthit: Të vjellat u bënë të shpeshta

prindi i një prej fëmijëve, Koço Xexo KORÇË-Pas ngjarjes së rëndë ku gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës përfunduar në spital më 2 tetor, nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi në një kopsht publik nr 17, prindërit kanë rrëfyer për mediat orët e panikut, teksa simptomat e para të helmimit u shfaqën te fëmijët e tyre.  Babai i njërit prej fëmijëve, Koço Xexo, tregon se djali i tij u mor nga kopshti rreth orës 13:30 të së premtes, fillimisht me dhimbjen të lehta në bark. Gjendja e tij u përkeqësua disa orë më vonë, kur nisën të vjellat e shpeshta. Sipas babait, fëmija u dobësua ndjeshëm dhe u zverdh, duke bërë që familja ta dërgonte menjëherë në spitalin e Korçës.  Mjekët dyshuan për helmim...