Djali i presidentit iranian thotë se iranianët do të mbijetojnë edhe pa pasuruar uranium

Djali i presidentit iranian thotë se iranianët do të mbijetojnë edhe pa pasuruar uranium

Duke komentuar përpjekjet e Iranit për t’u bërë fuqi bërthamore, djali i presidentit iranian, Masud Pezeshkian, Yousef Pezeshkian, deklaroi se iranianët nuk do të vdesin nëse nuk pasurojnë uranium. “Jeta jonë nuk varet nga pasurimi. Nëse nuk pasurojmë uranium, nuk do të vdesim”, shkroi më 27 gusht në kanalin e tij në Instagram Pezeshkiani, i cili thuhet se është edhe këshilltar i babait të tij për media. Duke shpjeguar se këndvështrimi i tij nuk ishte kundër pasurimit të uraniumit, Yousef Pezeshkian tha se ka teknologji të tjera ku duhet të përqendrohen, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë raportoi se komentet e Pezeshkianit të ri nuk do të kalonin pa u vënë re nga...