Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Brazilianët votuan në zgjedhjet presidenciale, por asnjë nga dy kandidatët kryesorë nuk arriti shumicën absolute. Sipas rezultateve, Flávio Bolsonaro, kandidati i Partisë Liberale dhe djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, mori rreth 47% të votave, ndërsa presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva rreth 45%. Për këtë arsye, gara për presidencën e Brazilit do të vendoset në raundin e dytë, më 25 tetor. Diferenca e ngushtë mes dy kandidatëve e ka bërë balotazhin veçanërisht të rëndësishëm, ndërsa votat e kandidatëve të tjerë pritet të kenë peshë në përcaktimin e rezultatit përfundimtar. Në zgjedhjet e 4 tetorit morën pjesë më shumë se 158 milionë votues. Përveç presidentit dhe zëvendëspresidentit, brazilianët votuan edhe për guvernatorët e shteteve, senatorët dhe deputetët federalë. Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, zhvilloi fushatën duke...