“Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta i zemëruar për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta i zemëruar për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar këtë si një ditë të trishtuar për shqiptarët. Në reagimin e tij, Meta shprehet se lufta e Kosovës për çlirim, sipas tij, duhet të kujtohet si pjesë e historisë së çlirimit të vendit dhe kundërshton dënimet e dhëna nga Gjykata Speciale. Meta është ndalur veçanërisht te dënimi i Jakup Krasniqit me 25 vite burgim. Ai e cilëson vendimin si absurd dhe politik, ndërsa e krahason dënimin e Krasniqit me atë të ish-komandantit serb Ratko Mlladiç. Ish-presidenti argumenton se roli i drejtuesve të UÇK-së është përcaktuar nga historia dhe se vendimet gjyqësore nuk mund të ndryshojnë, sipas tij, faktin e pavarësisë së Kosovës....