Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Dita Ndërkombëtare e Vajzave

“Qëndroni pranë vajzave”, kjo është thirrja që bëjnë Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, duke i ftuar të gjithë të ngrenë zërin për të drejtat e vajzave. OKB thekson se vajzave u duhet mbështetje që ato të shkojnë në shkollë, të ndihen të sigurta dhe të formësojnë të ardhmen e tyre, veçanërisht në kriza dhe në mjedise me sfida humanitare. OKB ngre alarmin se ende në botë ka komunitete të cilat nxisin martesat që në fëmijëri dhe bën thirrje për ligje, politika dhe investime që parandalojnë martesën e fëmijëve dhe mbështesin të drejtat e vajzave. “Amplifikoni zërat dhe lidershipin e vajzave, duke siguruar që vajzat të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë në jetën dhe të ardhmen e tyre”, shkruhet ne faqen e...