Dita e parë e shkollës nis me protestë te Zogu i Zi, policia shoqëron disa qytetarë
Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në ditën e parë të vitit të ri shkollor, në Tiranë. Një grup personash kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi gjë e cila e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Pas kësaj ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka shoqëruar disa persona. Ata kanë bërë të mundur zhbllokimin e nyjës së qarkullimit, ndërsa është rikthyer lëvizja normale e automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë, për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor. Kujtojmë që në Tiranë prej 107 ditësh qytetarët dalin cdo ditë në shesh dhe protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të garantuar...
Burimi:
gijotina.com