Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër klasës politike shqiptare, protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa në mesazhet e tyre kërkojnë revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend. Ata po marshojnë drejt Ekonomikut, ku do të bëjnë dhe thirrjet e tyre që studentët t’i bashkohen në protestë. Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.
Burimi:
gijotina.com