Dita e 112-të/ Protestuesit me flamujt kuqezi dhe të UÇK: Shqipëria do bëjë revolucion
Protestuesit janë mbledhur sërish në Tiranë, në ditën e 112 të protestës, duke nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas duke marshuar drejt Kryeministrisë. Gjatë protestës, qytetarët kanë bërë thirrje në kor, ndërsa në fjalimet e mbajtura para selisë së qeverisë kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe të klasës politike. Protesta vijon prej 112 ditësh dhe organizatorët shprehen se do të vazhdojnë tubimet, duke kërkuar ndryshime politike. Në marshimin e kësaj mbrëmjeje, protestuesit kanë përdorur edhe sloganin “Shqipëria do bëjë revolucion”.
Burimi:
ntv.al