Diskutimet Trump, Putin dhe Xi/ Agim Nesho: Po krijohet një rend i ri botëror, Europa mbetet jashtë lojës

Diskutimet Trump, Putin dhe Xi/ Agim Nesho: Po krijohet një rend i ri botëror, Europa mbetet jashtë lojës

Takimi trepalësh mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, i zhvilluar në Kinë, dhe deklarata e përbashkët e dalë prej tij ishin në fokus të diskutimit në SYRI TV me moderatoren Sibora Bitri dhe diplomatin Agim Nesho. Nesho analizoi katër pikat kryesore të dokumentit, duke u ndalur te reforma e OKB-së, siguria energjetike, kufizimi i armëve bërthamore dhe roli i tri fuqive në arkitekturën e re ndërkombëtare. Sipas Neshos, takimi shënon një moment të rëndësishëm në krijimin e një rendi të ri botëror, ku tri fuqitë kryesore synojnë të përcaktojnë drejtimin e zhvillimeve globale, ndërsa Europa rrezikon të mbetet jashtë vendimmarrjes për shkak të mungesës së një politike të përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes. Ai theksoi gjithashtu se ky realitet i ri po...