Diskutime për një marrëveshje paqeje, pas takimit me Putin, dy të dërguarit e Donald Trump pritet të shkojnë në Ukrainë
Dy të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të mbërrijnë në sot në Kiev, pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ku diskutuan për përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton BBC. Sipas zyrtarëve amerikanë, Witkoff dhe Kushner zhvilluan të shtunën një takim me Putin dhe diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se palët shpresojnë që takimet në Ukrainë të jenë po aq produktive sa bisedimet në Moskë. Vizita e Witkoff dhe Kushner në Kiev do të jetë udhëtimi i parë i dy negociatorëve kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump në kryeqytetin ukrainas. Ndërkohë, Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord të ndalojnë...
Burimi:
syri.net