Disiplinimi në qarkullim, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin, janë vendosur në total 13 467 masa administrative

Disiplinimi në qarkullim, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin, janë vendosur në total 13 467 masa administrative

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë informon se gjatë 24 orëve të fundit, ka intensifikuar kontrollet  në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Fokus i monitorimit kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në kuadër të këtyre kontrolleve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, Policia bën me dije se janë arrestuar 32 shtetas, 2 prej tyre tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.   Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 13 467 masa administrative. Policia Rrugore informon se janë vendosur 4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore; 7,868 masa për shkelje...