Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ka hapur debat për të ardhmen e Partisë Republikane dhe drejtimin që do të marrë lëvizja MAGA pas Donald Trump. Në këtë situatë, zëvendëspresidenti J.D. Vance ka bërë ndërhyrjen e tij të parë të rëndësishme politike, duke kritikuar ndikimin e luftës me Iranin në rezultatin zgjedhor dhe duke paraqitur disa propozime për rikthimin e mbështetjes së votuesve. Sipas një analize të CNN, deklaratat e Vance shihen si një përpjekje për të marrë një rol më të rëndësishëm në drejtimin e kampit republikan dhe për të pozicionuar veten në garën politike që pritet të zhvillohet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028. Kontrasti mes presidentit Trump dhe zëvendëspresidentit të tij u vu re menjëherë pas rezultatit...