Dinamo kërkon vendin e parë të renditjes, fiton pastër kundër Laçit
Dinamo ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Abissnet Superiore, duke mposhtur 3-1 Laçin në “Elbasan Arena”, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të kampionatit. Kryeqytetasit e nisën mirë sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 23-të. Ishte Lorran ai që gjeti rrjetën për Dinamon, duke ndezur festën e skuadrës së Ilir Dajës. Por përgjigjja e Laçit ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta më vonë, Gamarra barazoi shifrat në 1-1. Gamarra do të ishte protagonist edhe pak minuta më vonë, por këtë herë në krahun negativ. Në minutën e 44-t, lojtari i Laçit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt, duke lënë skuadrën kurbinase me dhjetë lojtarë. Në pjesën e dytë, Dinamo shfrytëzoi avantazhin numerik. Në minutën...
Burimi:
sportekspres.com