Digjet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë 37-vjeçari

Digjet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë 37-vjeçari

Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur “Skërficë”. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar djegie të rënda të shkallës së tretë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa një automjet tip “Volkswagen Touran”, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka marrë zjarr. Pas ngjarjes, kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të automjetit. Një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili po vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij. Ai ka njoftuar gjithashtu spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor. Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt...