Diaspora në këmbë/ Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano protestojnë: “Shqipëria nuk është në shitje”

Diaspora në këmbë/ Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano protestojnë: “Shqipëria nuk është në shitje”

Shqiptarët që jetojnë në Milano kanë zhvilluar protestën e 16-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit u mblodhën në Piazza Mercanti, ku me flamuj kuqezi dhe pankarta përsëritën mesazhin “Shqipëria nuk është në shitje”. Protesta në Itali është pjesë e lëvizjes qytetare të nisur në fund të majit në Shqipëri, e cila në fillim u fokusua te kundërshtimi i ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore. Me kalimin e kohës, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar. Aktivistët shqiptarë në Milano kërkojnë ndryshime politike, zgjedhje të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Në fokusin e protestës është vendosur gjithashtu edhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve që janë ngritur në territorin shqiptar. Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat...