“Dialog, por me kë?”/ Rama “tallet” me protestën e pedagogëve
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në qendër të debatit pyetjen “Dialog, por me kë?”, duke publikuar në rrjetet sociale një video nga zhvillimet para Kryeministrisë, ku ishte organizuar një hapësirë me karrige për takimin e propozuar me protestuesit dhe pedagogët. Në video, Rama përsërit se është i gatshëm të zhvillojë dialog së bashku me qeverinë, duke iu përgjigjur thirrjeve për bisedime në një moment kur protestat në Tiranë vijojnë të shoqërohen me tensione. “Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, shprehet kryeministri. Më pas, pamjet tregojnë Ramën duke ndjekur protestën dhe dëgjuar thirrjet e protestuesve në shesh. Sipas tij, mesazhet që po përcillen përfshijnë kërkesa për dorëheqje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa ai pretendon se pjesëmarrësit nuk po shprehin gatishmëri...
Burimi:
ntv.al