Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Për rastin është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F. Y., banues në Akërni, i cili jetonte në të njëjtin pallat me të moshuarën. Nga hetimet paraprake dyshohet se 43-vjeçari ka trokitur në derën e banesës dhe, pasi 70-vjeçarja e ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. Si pasojë e goditjes, e moshuara ka humbur ndjenjat. Më pas, sipas dyshimeve të policisë, autori ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra që ndodheshin aty. Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari mund...
Burimi:
javanews.al