Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes për sigurinë personale
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sërish pas përshkallëzimit të protestave dhe përplasjeve të regjistruara në disa qytete të Shqipërisë. Përmes një njoftimi zyrtar , ambasada ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e incidenteve të dhunshme, duke theksuar se protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Gjithashtu, ka paralajmëruar për bllokime rrugësh dhe ndërprerje të mundshme të shërbimeve publike, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për sigurinë personale. Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë: “Demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durres, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, veçanërisht në qendrat e qyteteve dhe përreth ndërtesave qeveritare. Disa demonstrata janë shndërruar në të dhunshme. Protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse,...
Burimi:
javanews.al