Dhuna në Tiranë, Xhafaj: Politikanë pa din e iman që përdorin studentët si mish për top…
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës në Tiranë, duke dënuar dhunën ndaj institucioneve publike, pronës së qytetarëve dhe bizneseve. Në një reagim të tij, Xhafaj shprehet se është i trishtuar dhe i shqetësuar për atë që e cilëson si një situatë anarkie që ka përfshirë kryeqytetin. Sipas tij, dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të konsiderohen protestë dhe as një mënyrë për të zgjidhur problemet. POSTIMI Si qytetar, si prind, si deputet i qarkut Tiranë jam tejet i trishtuar dhe i shqetësuar nga kjo situatë anarkie që ka mbërthyer qytetin tonë! Dhuna nuk është protestë e as shkatërrimi i shtëpisë sonë të përbashkët, nuk është zgjidhje. Dënoj me forcë çdo sulm ndaj institucioneve publike, pronës së qytetarëve...
Burimi:
javanews.al