Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ashpër ndaj dhunës, kërcënimeve dhe pengesave të raportuara ndaj gazetarëve që po mbulojnë protestat në Shqipëri, duke drejtuar kritika të forta edhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë publike, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Sandro Gozi, kërkon hetime të pavarura për incidentet e denoncuara dhe përgjegjësi për personat që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarëve. Sipas tij me rastet e dhunës dhe incidentst e publikuara së fundmi, Shqipëria rrezikon të largohet nga rruga e BE. Partia i referohet të dhënave të publikuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), si dhe një investigimi të BIRN, sipas të cilit që prej 13 tetorit janë regjistruar rreth 50 raste dhune dhe pengesash ndaj gazetarëve, 41 prej të cilave u atribuohen efektivëve...