Dhuna ndaj Eduard Kuçit/ Prokuroria kërkon burg për Jozefin Markun

Dhuna ndaj Eduard Kuçit/ Prokuroria kërkon burg për Jozefin Markun

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi. Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se prokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të ndaluarve. Jozefin Marku dyshohet për disa vepra penale. Aktualisht ndaj tij rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa katër vepra të tjera penale janë ende në proces verifikimi nga grupi hetimor. Ndërkohë, Kristjan Nikolli dyshohet se ka drejtuar automjetin tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Përveç veprave penale që...