Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Gjykata lë në “arrest shtëpie” Jozefin Markun
joz marku-pamje nga sherri me eduard kucin TIRANË- Gjykata ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku, i arretuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit. Të njëjtën masë sigurie gjykata ka vendosur edhe për shokun e tij, Kristjan Nikollin, në banesën e të cilit u arrestua nga Policia këngëtari. Vendimi është marrë pas zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg” për të dy personat. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë. Nga ana tjetër, ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Eduard Kuçi raportohet se është shpallur në kërkim nga Policia për moskallëzim krimi....
Burimi:
zeri.ai