Dhjetë vite nga ndarja prej jetës së Leonard Cohen, rikujtohet portreti i rrallë i artistit

Dhjetë vite nga ndarja prej jetës së Leonard Cohen, rikujtohet portreti i rrallë i artistit

Dhjetë vite më parë, bota humbi Leonard Cohenin, poetin, kantautorin dhe një prej zërave më të veçantë të muzikës botërore. Me këtë rast, po rikujtohet dokumentari i rrallë i Armelle Brusq, “Leonard Cohenw, Spring 1996”, që sjell një portret intim të artistit në një periudhë të rëndësishme të jetës së tij. Në vitin 1994, pas vitesh të vështira të shoqëruara me depresion dhe presionin e famës, Cohen u tërhoq në një manastir budist Zen të traditës Rinzai, në malin Baldy, në malet San Gabriel, mbi Los Angeles. Aty ai ndoqi një rutinë të rreptë, të përbërë nga meditimi dhe këndimi i lutjeve, larg zhurmës së industrisë muzikore dhe jetës publike. Dokumentari i Armelle Brusq e ndjek Cohenin në përditshmërinë e tij në manastir, në studion...