Dhimitër Berati, firmëtari i Pavarësisë dhe diplomati shqiptar

Dhimitër Berati, firmëtari i Pavarësisë dhe diplomati shqiptar

Dhimitër Berati ishte politikan, diplomat dhe publicist shqiptar, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai lindi më 15 tetor 1886 në Korçë dhe u nda nga jeta më 8 shtator 1970 në Romë të Italisë. Berati kreu studimet e larta në Bukuresht, ku u angazhua në veprimtarinë e kolonisë shqiptare të Rumanisë. Në vitin 1907 u kthye në atdhe, ku punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe drejtor i një shkolle nate. Në nëntor të vitit 1912, ai organizoi mbledhjen e shqiptarëve në Bukuresht dhe u zgjodh delegat i kolonisë shqiptare për në Kuvendin e Vlorës, ku iu bashkua lëvizjes për shpalljen e Pavarësisë. Më pas, shërbeu si drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipniës” dhe sekretar i misionit diplomatik të Ismail Qemalit....