DETAJI/ Gjoba ndaj biznesmenit në Vlorë, zbardhen momentet kur 8 makina rrethojnë resortin në Orikum dhe… (VIDEO)
Zbardhen detaje të reja dhe pamje nga kamerat e sigurisë janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme, më 3 shtator, në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në bregdet, Vasil Bedinaj, denoncoi se u kërcënua nga persona të armatosur. Pamjet filmike të sekuestruara nga Policia e Shtetit tregojnë momentin e tensionuar kur të paktën 8 automjete mbërrijnë me shpejtësi dhe rrethojnë hapësirën përpara hyrjes së biznesit. Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë rreth orës 10:30 të mëngjesit, dallohen makinat që bllokojnë rrugën kryesore dhe parkimin e kompleksit, ndërsa prej tyre zbarkojnë disa persona të veshur me të zeza të cilët më pas i drejtohen me shpejtësi hyrjes së resortit për të kanosur pronarin. Menjëherë pas alarmit të...
Burimi:
javanews.al