DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

Tetë vjet pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun. Troqe humbi gjurmët më 17 korrik 2018, pasi doli nga banesa për të takuar një mik dhe më pas hipi në një automjet në qytetin e Vlorës. Që prej asaj mbrëmjeje, ai nuk është kthyer më në shtëpi dhe fati i tij vijon të mbetet i pazbardhur. Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Me vendimin nr. 281 (61-2025-2587), gjykata ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen dhe ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme....