Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Mirdita u trondit mëngjesin e kësaj të enjteje nga një ngjarje e rëndë, ku pre e një atentati të mirëorganizuar ra Viktor Bardhi. Pamjet që shihni i përkasin momenteve të para kur efektivët e Policisë së Mirditës u njoftuan nga banorët e zonës, të cilët gjetën brenda automjetit trupin e pajetë të Bardhit. Ndaj automjetit me të cilin po qarkullonte Viktor Bardhi policia ka evidentuar më shumë se 8 plumba në xhamin e parmë, çka tregon për vendosjen e tij në shënjestër të autorit apo autorëve. Menjëherë pas ekzekutimit, ata u larguan nga vendi i ngjarjes në Ndërfushas dhe automjeti i tyre u gjet në fshatin Munaz Rubik, i djegur tërësisht. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat...