Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërpritet seanca

kuvendi i kosoves KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish këtë të premte, pasi deputetët nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në nisje të seancës hodhi në votim propozimin që kandidatët për nënkryetarë të votohen individualisht. Me 71 vota për, deputetët vendosën që kandidatët për nënkryetarë të votohen veç e veç, pasi nuk kishte dakordim për votimin në grup. Në këtë proces, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 100 vota. Nga ana tjetër, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme, pasi mori vetëm 44. Pas këtij rezultati, PDK-së iu kërkua të propozojë një kandidat tjetër për nënkryetar, por shumica e deputetëve...