Dëshmia e studentëve të mbyllur në komisariatin n4: U arrestuam pa shkak, na dhunuan me sa fuqi kishin! VIDEO

Dëshmia e studentëve të mbyllur në komisariatin n4: U arrestuam pa shkak, na dhunuan me sa fuqi kishin! VIDEO

Deputetë të Partisë Demokratike ndodhen në Komisariatin Nr. 4, ku janë shoqëruar më shumë se 27 persona, mes tyre edhe të mitur. Sipas dëshmive, një pjesë e protestuesve janë dhunuar rëndë nga Policia e Shtetit, ndërsa të tjerë janë arrestuar pa asnjë shkak, pasi nuk kanë kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin. Studenti 1: Me rroba të thjeshta si të gjithë të tjerët, nuk kam patur asnjë lloj gjëje. As nuk kam bërë asnjë lloj gjëje. Kam qenë duke kaluar dhe kanë ardhur, kanë ardhur krejt patullat na kanë rrethuar të gjithëve. Unë, unë nuk kisha lidhje fare në mes. Kam nxjerrë duart kështu, thashë çfarë u bë, edhe më kanë gjuajtur. Ju thashë mos më gjuani, mos më shtrini pra për toke. Dhe...