Deputetët në seancë plenare, studentë dhe pedagogë mblidhen para Parlamentit
foto ilustruese TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenate në orën 10:00. Javën e kaluar seanca e Kuvendit u shty si pasojë e trazirave dhe tensioneve të zhvilluara gjatë protestës së studentëve, ku edhe Kryesia e Kuvendit u përfshi nga sulmet. Seanca do të shoqërohet nga protesta e thirrur nga studentë e pedagogë, të cilët në ditën e 10-të tubimeve do të mblidhen para godinës së Parlamentit. Prej 9-ditësh Tirana ndodhet në 'duart' e studentëve dhe protestuesve. Sa i përket seancës pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe...
Burimi:
zeri.ai