Deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit

Deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos në flokë në shkallët e hyrjes kryesore të Parlamentit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Ndërkohë, deputetë të tjerë të SNS-së, mes tyre Aleksandar Vuçiç dhe Millosh Vuçeviç, kishin hyrë më herët në ambientet e Kuvendit. Pas incidentit, Vukiçeviç doli në një konferencë për mediat në hollin e Parlamentit, përpara nisjes së seancës konstituive, ku shprehu indinjatën për atë që kishte ndodhur. Ajo deklaroi se ndihej shumë keq pasi ishte sulmuar nga bashkëkombësit e saj, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme. “Gjithë jetën dhe karrierën time ia kam kushtuar Serbisë dhe popullit tonë,...