“Depresioni” pas pushimeve, çfarë i ndodh trupit të njeriut dhe pse ndihemi nervoz dhe të lodhur kur kthehemi në punë
Mungesa e motivimit, lodhja, nervozizmi dhe trishtimi janë ndër shqetësimet kryesore që shfaqen pas përfundimit të pushimeve. Ekspertët e përshkruajnë këtë gjendje si “depresioni pas pushimeve” ose “post-vacation blues”, por ajo nuk konsiderohet një diagnozë e veçantë psikiatrike. Pushimet përfundojnë, valixhet kthehen në dollap dhe ditët e relaksit zëvendësohen me alarmin e mëngjesit, punën, trafikun dhe detyrimet e përditshme. Për shumë njerëz, rikthimi në rutinën e përditshme nuk është gjithmonë i lehtë. Në vend të energjisë dhe motivimit që mund të pritet pas ditëve të pushimit, shfaqen “simptoma” të tjera, si lodhja, nervozizëm, mungesë përqendrimi apo edhe një ndjenjë trishtimi. Pse ndodh? Gjatë pushimeve ndryshon ndjeshëm rutina jonë. Zgjohemi më vonë, kemi më pak detyrime, kalojmë më shumë kohë jashtë, udhëtojmë dhe shoqërohemi më tepër....
Burimi:
vizionplus.tv