Departamenti amerikan i Drejtësisë përgënjeshtron Berishën: Nuk pati takim me zv.prokurorin Todd Blanche, vetëm foto në hotel!

Departamenti amerikan i Drejtësisë përgënjeshtron Berishën: Nuk pati takim me zv.prokurorin Todd Blanche, vetëm foto në hotel!

Sali Berisha e paraqiti si një takim të rëndësishëm për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fotografinë e realizuar në Dallas me zëvendësprokurorin e Përgjithshëm amerikan, Todd Blanche, dhe prokurorin e asociuar të Përgjithshëm, Stanley Woodward. Por Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka përgënjeshtruar Berishën, përmes një përgjigje për revistën amerikane Mother Jones,ku një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë sqaron se bëhej fjalë për një foto dhe asnjë takim. “Nuk pati asnjë takim. I ftuari i hotelit iu afrua Prokurorit të Përgjithshëm në holl dhe Prokurori i Përgjithshëm pranoi, siç bën shpesh, të pozonte për një fotografi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit. Fotografia iu realizua gjatë konventës së republikanëve në Dallas, ku Berisha mori pjesë së bashku me Fatmir Mediun. Më pas, kreu i PD-së e paraqiti kontaktin me Blanche dhe...