Denoncimi i fortë i të riut: U rrah barbarisht nga 5 efektivë. Një polic ngacmoi seksualisht një vajzë në furgon! TMERRI në Komisariat

Denoncimi i fortë i të riut: U rrah barbarisht nga 5 efektivë. Një polic ngacmoi seksualisht një vajzë në furgon! TMERRI në Komisariat

Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe dërguar në qeli pa asnjë provë të pjesëmarrjes së tyre në protesta të dhunshme. Një prej tyre edhe ky 20-vjeçar, i cili ka ndarë me ne tmerrin që ka kaluar për tri ditë me radhë. Ai tregon me detaje momentin e arrestimit nga forcat Shqiponjat, të cilët, sipas të riut, e kanë dhunuar barbarisht duke e goditur me shqelma e grushte në kokë, bark e këmbë. Ndërsa nuk ka munguar dhe përdorimi i shkopit të gomës ndaj një 20-vjeçari, i cili as nuk po bënte rezistencë. Pra, 5 efektivë të maskuar e armatosur zënë në një cep një të ri dhe e dhunojnë. Nga sa...