Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK “zbarkon” në rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK “zbarkon” në rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

foto ilustrim: ron yeffet-arben ahmetaj-ermal nufi TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në periferi të Tiranës. Sipas burimeve, kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderëve. Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve që lidhen me disa akuza dhe audopërgjime të bëra publike nga ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me trafikun e armëve. Çfarë deklaroi Arben Ahmetaj  “Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe jo në kuadër të marrëveshjes, në sytë e NATO-s, që ka Shqipëria me Ukrainën. Jo. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që do paketohen në Shqipëri, ose që...