Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me deklaratat e forta të bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj, gjatë një interviste televizive të publikuar në emisionin e “Syri Tv”, “Çim Peka Live”. Byroja Kombëtare e Hetimit tashmë ka administruar përmes “Youtube” emisionin e plotë. Por paralelisht me këtë veprim, drejtuesi i SPAK Klodian Braho ka firmosur një dokument, duke kërkuar nga televizioni “Syri Tv” që ti verë në dispozicion të gjithë materialin e emisionit përfshirë këtu dhe përgjimet bruto të transmetuara në publik. Këto veprime tregojnë një lëvizje verifikuese të SPAK dhe vijnë vetëm dy ditë pas transmentimit të intervistës me ish-zv/kryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili prej disa kohësh qëndron në shtetin Zviceran në ekzil. Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë ka...