Dënohet kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan
Bota E Mërkurë, 2 Shtator 2026 12:18 Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, është dënuar dhe gjobitur pasi u akuzua se nuk kishte paguar taksën vjetore për një makinë 24-vjeçare, të cilën ai pretendon se nuk e ka pasur kurrë në pronësi. Politikani laburist, 55 vjeç, u shpall fajtor muajin e kaluar nga një gjykatës në kuadër të një procedure të përshpejtuar gjyqësore, pasi Agjencia e Licencimit të Shoferëve dhe Automjeteve (DVLA) e ndoqi penalisht për mbajtjen e një automjeti të palicencuar. Bëhet fjalë për një Nissan Micra ngjyrë blu, të regjistruar për herë të parë në vitin 2002. Sipas të dhënave të gjykatës, taksa e automjetit kishte skaduar në shtator të vitit të kaluar dhe makina u konstatua duke qarkulluar pa taksë më 24 janar....
Burimi:
kohajone.com