Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u përfshinë në një seri vjedhjesh në banesa në Londër, duke shënjestruar kryesisht familjet e komunitetit të Azisë Jugore. Hetimet e Policisë Metropolitane zbuluan se autorët kishin vjedhur bizhuteri dhe sende luksi me vlerë mijëra paund, ndërsa për identifikimin e tyre shërbyen pamjet e kamerave të sigurisë, gjurmët forenzike dhe të dhënat e udhëtimeve me transportin publik. Mes të dënuarve janë Çlirim Ferizi, 26 vjeç, dhe Oresti Saliaj, 40 vjeç. Ferizi u dënua me dy vite burg, ndërsa Saliaj me tre vite e gjashtë muaj. Sipas hetimeve, dy shqiptarët kishin kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të Londrës, ku mes sendeve të grabitura ishte edhe një orë Rolex me vlerë 7 mijë paund, bizhuteri...