Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Prishtina ‘në këmbë’, 4 kërkesa qeverisë: Shfuqizoni ligjin për Dhomat e Specializuara
pamje nga protesta KOSOVË-Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Prishtinë, në tubimin e dytë radhazi kundër dënimit me burgim për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator. Në tubim të pranishëm ishin edhe figura politike, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn. Protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur “UÇK” dhe duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrime kundër vendimit të gjykatës. Në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që zgjati rreth 40 minuta, qytetarët dolën me 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës: -Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara. -Shkarkim i ministres...
Burimi:
zeri.ai