“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!
Avokati Edmond Petraj kërkon nisjen e një hetimi për protestat e dhunshme në Shqipëri, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte qenë në terren dhe të kishte ngritur grupet e punës për të hetuar ngjarjet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Sipas Petrajt, Tirana është në kaos dhe institucionet duhet të nisin betejën ligjore për të verifikuar mënyrën se si janë përmbushur detyrat nga shteti dhe institucionet përgjegjëse. Ai nënvizon se personat që kanë pësuar dëme materiale duhet të marrin drejtësi dhe se duhet të hetohen të gjithë personat e përfshirë, përfshirë ata që kanë bërë thirrje për dhunë. “Prokuroria e Posaçme duhet të ishte në terren, të mblidhte grupet e punës, sepse Tirana është në kaos për të gjithë. Duhet të fillonin...
Burimi:
javanews.al