Dëmtimi i bizneseve nga studentët, pronarët e tyre ‘përplasen’ me shtetin
Mbi 15 filiale të bankave të nivelit të dytë janë dëmtuar gjatë tri ditëve të protestave, ndërsa pasojat janë ndier edhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Dëmtimi i ambienteve dhe i bankomatëve ka sjellë kufizime në aktivitetin e disa degëve, duke vështirësuar kryerjen e veprimeve të përditshme bankare. Pamjet nga një prej filialeve të dëmtuara tregojnë një bankomat të shkatërruar, ndërsa qytetarët përballen me pritje më të gjata dhe vështirësi për të aksesuar shërbimet. Disa prej tyre shprehen të shqetësuar për dëmtimin e bizneseve dhe kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e pronës private. “Katastrofale, pse goditet ekonomia”, shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër thekson se dëmtimet kanë ndikuar drejtpërdrejt në shërbimet e përditshme dhe kërkon shtim të pranisë policore.Shqetësime kanë ngritur edhe...
Burimi:
ntv.al