Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike
Grupi parlamentar i PD-së ka propozuar ditën e sotme një paketë ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike. Nisma u prezantua nga deputetët demokrat Enno Bozdo dhe Ivi Kaso. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Enno Bozdo deklaroi se në 5 vitet e fundit, qeveria e kryeministrit Rama ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike. Sipas tij, mazhoranca ka miratuar ligje speciale, ka ngritur agjenci që menaxhojnë pasuritë më të mira publike të shqiptarëve, kompani guackë që financohen veç nga buxheti i shtetit, të gjitha këto në forma juridike me qëllim të vetëm cementimin e një mburoje ligjore të padepërtueshme. Ai...
Burimi:
gijotina.com