Demokratët Europianë kundër Ramës: Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria

Demokratët Europianë kundër Ramës: Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria

Demokratët Europianë kanë shprehur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen protestat studentore në Tiranë, duke theksuar se liria e tubimit është një e drejtë themelore që duhet respektuar. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, organizata ka kundërshtuar përdorimin e incidenteve të veçuara të dhunës si arsye për të penalizuar një lëvizje të tërë protestuese. Në deklaratë ngrihen shqetësime edhe për gjobat prej 5 mijë lekësh që, sipas Demokratëve Europianë, kanë nisur t’u vendosen qytetarëve pjesëmarrës në protesta. Gjithashtu, organizata pretendon se qeveria ka miratuar shpërblime prej rreth 270 mijë lekësh për secilin prej mijëra punonjësve të policisë të angazhuar gjatë tubimeve. Demokratët Europianë ritheksojnë se dënojnë çdo formë dhune ndaj personave dhe institucioneve, por kërkojnë që kjo të mos përdoret si justifikim për kufizimin...