‘Demokracia është në agoni’/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, krizën ekonomike dhe goditja ndaj medias
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, çështjet që ka ngritur gjatë qëndrimit të tij në këtë institucion. Në qendër të deklaratës së tij ishte situata në Shqipëri dhe akuzat ndaj qeverisë Rama. Berisha u shpreh se fokusi kryesor i tij ka qenë denoncimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, duke e lidhur këtë situatë me pasojat që janë shfaqur në ekonomi, bujqësi, industri dhe zhvillimet demografike. Në videomesazhin e publikuar nga Këshilli i Europës, kryetari i PD-së ngriti akuza edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai deklaroi se Shqipëria është një nga aktorët kryesorë në trafikun e kanabisit drejt Europës, ndërsa, grupet...
Burimi:
syri.net