Dembélé i përgjigjet Mbappé në garën për “Topin e Artë”: Nuk kam qenë kurrë i preferuari

Dembélé i përgjigjet Mbappé në garën për “Topin e Artë”: Nuk kam qenë kurrë i preferuari

Ousmane Dembélé, fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, u pyet për votimet e çmimit që “France Football” do t’ia dorëzojë më 21 tetor futbollistit më të mirë të sezonit. “Gjithmonë kam qenë në fund të klasës, duke punuar fort. Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam thënë asnjë fjalë; kam punuar jashtëzakonisht shumë”, – tha Dembélé pas fitores 1-0 ndaj Brest. Francezi theksoi se nuk ndien presion për ta fituar sërish “Topin e Artë”: “Siç kam thënë, nuk më kanë parë kurrë si të preferuarin, favoritin, por u përpoqa dhe vitin e kaluar u shpërbleva me një sezon fantastik te PSG. Tani, këtë vit, do të shohim. Pa presion, me qetësi”. Dembélé ka argumente të forta: fitoi Champions-in për të dytin vit radhazi, ishte vendimtar ndaj...