Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Analisti Ilir Demaliaj ka ironizuar pritjen që mbështetësit e Partisë Demokratike i kanë bërë Sali Berishës në aeroportin e Rinasit, për kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Në pamjet e publikuara, simpatizantë të PD-së shihen me daulle dhe duke hedhur valle, ndërsa presin mbërritjen e Berishës. Demaliaj reagoi me ironi ndaj skenës, duke shkruar: “Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes”.