Del jashtë kontrollit zjarri në Lundër të Matit, rrezikohen stanet! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Zjarri në Lundër, Mat MAT- Vatra e zjarrit në Lundër të Bashkisë Mat ka dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi drejt pyllit të Trodhenit. Shkak i përhapjes së zjarrit është bërë era e fortë, ndërsa terreni i thyer malor po vështirëson futjen e mjeteve zjarrfikëse. Mësohet se autoritetet kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, janë angazhuar rreth 90 forca operacionale në terren, përfshirë shërbimin zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe specialistë të shërbimit pyjor. Nga flakët në rrezik janë disa stane në këtë zonë, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht./ZËRI
Burimi:
zeri.ai