Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje. Era e fortë dhe terreni i thepisur malor po favorizojnë avancimin e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren paraqitet e vështirë. Zjarri ka përfshirë edhe një banesë të pabanuar, ndërsa ekipet e angazhuara po vijojnë punën për të vënë nën kontroll vatrat dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Situata mbetet problematike, teksa kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë po komplikojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.