Dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona
foto ilustruese TIRANË-Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 muaj burg Franci Çelën, Ardit Stambolliun dhe Erlin Xhucani për mashtrim kompjuterik. Të tre shisnin dekoderë me qindra kanale pirate duke përdorur rrjetet sociale për t’i reklamuar e tregtuar. Prokuroria njofton se të dënuarit shisnin dekoderë me qindra kanale pirate duke përdorur rrjetet sociale për t’i reklamuar e tregtuar. Ndër kanalet e përfshira nëpër këto paketa ishin ato të platformave Digitalb, Tring, Sky, si dhe stacione si “Top Channel”, “TV Klan”, “BBV1”, “BBV2” etj. Ishte kallëzimi i Digitalb ai që nisi hetimet e prokurorisë, nga të cilat rezultoi se këta persona ndërhynin në sistemet kompjuterike të platformave të licencuara, merrnin të dhënat dhe i shpërndanin te palët e treta. Franci Çela zotëronte FRA SYSTEM IPTV dhe...
Burimi:
zeri.ai